Sabrina Kvist ne stadium e tronditur
Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Kristian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë botën.
Ndërkaq është mësuar gjendja momentale e mesfushorit. ‘’Bein Sport’’ shkruan se Eriksen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në spital.
Ataku kardiak që pësoj Kristian Eriksen ka tronditur gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.
Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjer kanë tentuar ta qetësojnë.
Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë.
Nuk kanë munguar lotët e tifozëve dhe futbollistëve të pranishëm në stadium dhe jo vetëm. Lojtari Interit pas disa minutash ku po merrte shërbimin mjekësor nga stafet e dy skuadrave është larguar me barrel tek spitali më i afërt në Danimarkë.
E gjithë kjo situatë jo e këndshme ka krijuar kolaps në rrjetet sociale. Të gjithë të interesuar për të mësuar mbi gjendjen e lojtarit ka bërë që rrjeti social Tëitter ka bërë që të bllokohet. r.s
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/