Akuza e fortë e Presidentit Meta: Deputetët morën para për shkarkimin e...

Akuza e fortë e Presidentit Meta: Deputetët morën para për shkarkimin e Presidentit

213
0
Shares

Presidenti Ilir Meta gjate konferences se sotme ne Tirane

Presidenti Ilir Meta akuzoi sot deputetët se kanë marrë para për të votuar për shkarkimin e Presidentit.

Gjatë një konference të shkurtër për mediat Meta artikuloi akuzën e rëndë pa dhënë më tej sqarime në lidhje me të.

Ai ftoi serish gazetarët të transmetonin në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se ato nuk kanë përfunduar, ndërsa ftoi të priten me durim rezultatet e ankimimeve që janë bërë nga partitë politike.

Në vijim ai tha se se pas zgjedhjeve kemi hyrë në një epokë “të pluralizmit politik parlamentar”.

“Përshëndetje, mirësevini në epokën e pluralizmit politik pas 25 prillit. Se e kam vënë re që jeni shumë të mërzitur natyrisht s’mendoj që ka shumë arsye kushdo për të qenë i lumtur por të paktën duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist në një epokë ose po rikthehemi në një epokë të pluralizmit politik parlamentar pavarësisht se zgjedhjet ende s’kanë përfunduar duhet të jemi të duruar sa të përfundojnë të gjithë proceset e ankimimit”, tha Meta.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti në seancën e 9 qershorit ku morën pjesë në total 114 deputetë dhe 7 prej tyre mungonin.

Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY