Emaar-Rama/ Nuk ka vendim për portin turistik të Durrësit sic u prezantua...

Emaar-Rama/ Nuk ka vendim për portin turistik të Durrësit sic u prezantua në fushatë

322
0
Shares

Porti turistik i Durresit, projekt

Qeveria shqiptare ende është në bisedime me kompaninë Emaar në lidhje me ndërtimin e portit turistik në Durrës ndryshe nga sa u deklarua para zgjedhjeve kur u prezantua edhe projekti në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për projektin 2 miliardë euro që kryeministri Rama e nxori nga mënga vetëm pak para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkaq sot Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën për projektin që do të ketë porti i ri tregtar në zonën e Porto Romanos me një cmim prej 9.5 milion euro ndërkohë që vlera e ndërtimit shkon në 500 milionë Euro.

Kjo vlerë është e afërt me atë inceneratorëve, 4 komplekse teneqesh të cilat po i financon qeveria duke ia dhënë një kompanie private me koncesion.

Edhe porti tregtar pritet të jepet me koncesion për t’u ndërtuar me burimet financiare private, ndërsa mbikëqyrja e tij do të bëhet nga Autoriteti Portual. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY