“Biseda Rama-Veliaj para vendimit për non grata të Berishës. Çfarë thotë Berisha...

“Biseda Rama-Veliaj para vendimit për non grata të Berishës. Çfarë thotë Berisha për vendimin e Biden

264
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha 
Gazetari Çim Peka tha sonte se kishte dlshmi të sigurta për një bisedë Rama-Veliaj fill pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para Berishës, i cili është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai tregoi se kryeministri Edi Rama telefononte kryebashkiakun Erion Veliaj për detaje nga vendimi.

E kam nga burime të sigurta, një ditë para se të shpalleshit “non grata”, e kam nga një dëshmitar oklar, Rama e merrte në telefon Veliajn. Ishte në Amerikë, një ditë para dhe e pyeste: Ti je aty dhe më thuaj çfarë ore del vendimi. Dhe Veliaj i thoshte; pse bën sikur nuk je ti pas kësaj, ti e di kur del vendimi!,”-tha Peka.

Ndërkaq në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha tha se gjitha ajo që ndodhi me vendimin ndaj tij nga DASH, është absolutisht një vepër hakmarrëse e Edi Ramës dhe lobeve kundër interesave shqiptare, në bashkëpunim me multimiliarderin George Soros.

Berisha është shprehur se kjo ka ardhur si pasojë e një lobingu të Soros, për shkak se ai (Berisha) doli kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.

“Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton”, tha Berisha bë vijim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY