Një makinë luksoze goditi për vdekje këtë mbrëmje një të moshuar në Sukth.
Rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit eshte i pajisur me leje drejtimi, si dhe eshte shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/