Sot Kuvendi shkarkon Presidentin, raporti i shkarkimit i ngjan një analize politike

Sot Kuvendi shkarkon Presidentin, raporti i shkarkimit i ngjan një analize politike

94
0
Shares

Parlamenti vendos soz shkarkimin e presidentit të Republikës, që do të ishte rasti i parë në këtë periudhë post trazicioni.

Seanca fillon me një lexim të raportit të Komisionit Parlamentar Hetimor për shkarkimin e presidentit dhe më pas do të kalohet në votim.

Raporti nuk përmban akuza ligjore por ësjtë interpretim dhe analizë politike kundër Metës.

Shkarkimi i Metës duhet të bëhet me shumicë kushtetuede prej 94 votash.

Ilir Meta është shprehur se nuk do të njohë asnjë vendim të parlamentit aktual, të cilin e ka konsideruar antikushtetues.

Meta ka thënë se çdo vendim i marrë prej tij është nul, ndërsa shkarkimi pritet që të jetë një objekt shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila padyshim do të jetë nën një presion të jashtëzakonshëm, njëjtë me vendimin që pritet të japë për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-tës.

RENDI I DITËS NË KUVEND:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 26, datë 4.6.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Projektvendim “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” së bashku me anekset e tij”. (Neni 112, pika 4 Rregullore Kuvendi, neni 22 e ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

Projektvendim “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës”. (Neni 90, pika 2 e Kushtetutës, neni 112, pika 4 e Rregullores së Kuvendit, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar, jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) – Paraqitja e raportit nga kryetari i komisionit hetimor – Sipas nenit 112, pika 4 të Rregullores “Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë” – Pyetje – Zhvillimi i debatit (Sipas minutazhit të përcaktuar me vendimet nr. 30, datë 25.11.2020 dhe nr. 7, datë 31.05.2021 të Konferencës së Kryetarëve) – Koha e votimit të projektvendimeve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY