N/kryetari i PD, Edi Paloka deklaroi sot në rrjetet sociale se kush mohon masakren zgjedhore, mohon sakrificen e demokrateve.
“Te mohosh masakren , manipulimin e procesit te zgjedhjeve te 25 prillit , pavarsisht se nga cilat interesa , motive apo detyrime nisesh , jo vetem po mohon te verteten por je duke mohuar dhe gjithe mundin e sakrificat e demokrateve qe u perkushtuan me gjitheshka ne kete proces ! Me vetedije apo pa vetedije, sherbim me te mire nuk mund ti besh Rames ne kete moment.
Cdo demokrat qe do ta pranonte nje gje te tille, do te tradhetonte veten dhe te gjithe ata qe shpresen per largimin e te keqes e kane tek PD!”, deklaroi Paloka.
Paloka i bashkangjitet kështu Bashës në përcaktimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në fakt brenda PS ka konsensus se zgjedhjet u blenë nga qeveria, veçse toni me të cilin e thonë është pal i diferencuar. Rivalët e Bashës ndërkaq fajësojnë edhe Bashën për humbje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/