Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin i ka dërguar një letër Departamentit të Shtetit në lidhje me vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim.
“Departamenti i Shtetit ka shpallur non grata ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për përfshirjen në korrupsion domethënëse. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA.
Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm
Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses te i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.
Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, shkruhet në letrën e kongresmenit Zeldin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/