Ilir Meta i përvishet Parlamentit për gazetarët një ditë para votimit për...

Ilir Meta i përvishet Parlamentit për gazetarët një ditë para votimit për shkarkim

206
1
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të Kuvendit për të bllokuar pranin e gazetarëve në ambientet e tij përgjatë punës së komsioneve apo grupeve parlamentare.

“I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.

Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”, deklaron Meta në rrjetet sociale.

Nesër Kuvendi do të mnarrë vendimin në lidhje me shkarkimin e tij. Kuvendi e ka ftuar Metën të mbajë fjalën ën senacë ndërsa kreu i shtetit ka zgjedhur të mos jetë fare në Shqipëri këtë ditë.

Kuvendi pritet të marrë vendim për shkarkim nesër ndërkohë që Meta nuk mund të lërë zyrën pas këtij vendimi. Kushtetuta kërkon që Gjykata Kushtetuese të gjykojë vendimin e Parlamentit dhe varësisht prej këtij vendimi Meta mund të shkarkohet si President ose të vijojë normalisht detyrën. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Sikur ky Ilir Meta te mos kishte edhe nje te shkuar (te paqarte, te parrefyer, te pa-ditur prej nesh), ky Ilir Meta, i Sotmi, i ketyre koheve te mbrame, i shkeputur nga Pushteti i Aleateve te Dyte te Tij, Rilindjes, do duhej dekoruar…
    Tere keto vendime jane realisht te shkelqyera, demokratike, ne mbrojtje vertete te Kushtetues.
    Edhe kjo Fjale, e tille eshte, qe mund te mbahej ne Parlament edhe prej Edi Rames, Lul Bashes…
    Qofte edhe prej vet Ilir Metes, ky Ilir Meta duhej dekoruar…

LEAVE A REPLY