Gentiana Sula: Të përfshihet në legjislacionin zgjedhor vetdeklarimi për informatorët dhe persekutorët

Gentiana Sula: Të përfshihet në legjislacionin zgjedhor vetdeklarimi për informatorët dhe persekutorët

110
0
Shares

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtuesja e AIDSSH, Gentiana Sula u shpreh gjatë emisionit se mjaft dëshmi janë mbledhur nga vetë familjarët që vullnetarisht kanë dorëzuar dokumenta. Sula shprehet se duhet të jenë familjet që të bëjnë denoncimet ndaj persekutorëve të tyre.

Gentiana Sula: Në përgjithësi, institucioni jonë u krijua, edhe ne kemi këtë fokus, transparencën, por kjo s’do të thotë që çdo institucion tjetër duhet të paralizohet edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Viktimat, familjet, duhet të bëjnë denoncimet, nuk e marrim ne iniciativën.

Për sa i përket dosjeve “Vip”, të cilat u përkasin politkanëve apo zyrtarëve që vijojnë të ushtrojnë detyrën.

Sula është shprehur se kërkon që vetëdeklarimi të përfshihet në Reformën Zgjedhore për të penalizuar kështu mashtrimin. E nga ana tjetër, deputeti Alimadhi mendon se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tjetër grackë e politikës.

Gentiana Sula: Ajo që themi ne është që të përfshihet në Reformën Zgjedhore si vetëdeklarim dhe të penalizohet mashtrimi me vetëdeklarim. Dhe kjo është praktika edhe në Bullgari, edhe në Gjermani… vetëdeklarimi është, se nuk ke kohë. vizion plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY