Vrasja e 35 vjecarit Shkelzen Velaj mbrëmë ka qënë në përpjekje e sipër për tu shpëtuar atentatorëve. Velaj i ka parë vrasësist dhe ka vrapuar të hyjë në shtëpi por nuk ia dalë. Paka para se të hapej dera ai është qëlluar me automatik, ndërkohë që vdiq sapo shkoi në spital.
Një nga banoret e pallatit në fjalën e saj thekson se nëna ka qenë dhe personi i parë që e ka parë 35 vjeçarin e vrarë, pasi djali i kishte thirrur për ti hapur derën.
“Pas ngjarjes kam qenë në shtëpinë e viktimës, dhe nëna e Shkëlzenit e ka marrë vesh pas orës 02:30. Djali ka kërkuar që ti hapë derën dhe në një moment nga zhurma është trembur dhe mezi ka hapur derën kur ka parë dhe djalin e vrarë. Ajo tashmë ka dhe një djalë tjetër në Itali, njërin ja vranë para 6 vitesh”, ka thënë fqinja për mediat e Vlorës.
Një tjetër banor shprehet se kjo është një tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje, duke theksuar se djali ishte një person i urtë dhe që respektohej nga të gjithë.
“Nuk kishte fare probleme si person, ai interesohej dhe për shtrimin e rrugës, ai ishte shumë i rregullt. Grua më të mirë në botë se nëna e tij nuk gjen. Shumë fatkeqësi e madhe”, ka thënë banori.
6 vite më parë 35 vjeçarit i kishin vrarë të vëllanë Ardi Velaj, në të ashtuquajturën masakra e Çoles ku kanë humbur jetën tre të rinj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/