Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë dyditore në Turqi, sic lajmëron edhe ai vetë në rrjete sociale. Udhëtimin drejt turqisë nuk ia ka ndalë as mbledhja e Asamblesë Kombëtare, forumi më i rëndësishëm i PS-së pas Kongresit. Fakti se rama u detyrua të lërë këtë mbledhje do të thotë se është thirrur në Turqi dhe se nuk ka qënë vizitë e planifikuar.
“Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport,’ shkruan Rama në një postim në Facebook.
Presidenti turk Erdogan ndërhyri fort në fushatën zgjedhore në Shqipëri duke investuar përgjatë një muaji disa dhjetra milionë euro në një spital fushor në Fier. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/