Llagami e KLGJ: Gjykatat janë në kolapsi, 4 vjet për një cështje...

Llagami e KLGJ: Gjykatat janë në kolapsi, 4 vjet për një cështje në Tiranë

69
0
Shares

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami tha sot gjatë raportimit në Kuvend se ringritja e Gjykatës së Lartë ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por së shpejti do të ketë 15 anëtarë, ndërsa shtoi se Apeli është ende ‘thembra e Akilit’ të sistemit.

“Vonesat kanë të bëjnë me qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Komisioni i Venecias mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun. Dua t’ju kujtoj se dhe me Vettingun, deri tani u shkarkuan 13 gjyqtarë me formë të prerë, u shkarkuan 25 gjyqtarë që ruajnë statusin prej pezullimit, duke përfituar 75% të pagës, 30 milion lekë nga buxheti. Po këto gjyqtarë nuk vijojnë çështjet.

Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ia kalojnë të tjerëve. Gjykata e Apelit është “thembra e Akilit”. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, ka 25 gjyqtarë. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps, e kam thënë dhe po e përsëris,”-u shpreh Llagami.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY