DASH shpall non grata bullgarin që pajisi me pasaportë bullgare mbi 1000...

DASH shpall non grata bullgarin që pajisi me pasaportë bullgare mbi 1000 shqiptarë

351
0
Shares

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara shpalli të padëshiruar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë bullgarë mes të cilëve edhe Petar Haralampiev, drejtor i Agjensisë për Bullgarët jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm.

Më herët ata ishin arrestuar në Bullgari për skandalin e shitjes së pasaportave bullgare. Në pranga ranë 20 persona të cilët kishin ngritur një skemë që bëri bullgarë 18 mijë persona, 1894 nga të cilët nga Shqipëria, raporton top channel.

Cfarë ndodhi?

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në Sofje, Kyustendil dhe Pleven u fillua pas katër muajsh hetime në emër të Prokurorisë Speciale, e cila përqendrohet në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare.

Midis të dyshuarve të lënë në paraburgim është edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore Bullgare për Bullgarët Jashtë Vendit, SABA, Petar Haralampiev, i cili u emërua në post nga koalicioni nacionalist i Patriotëve të Bashkuar, që është pjesë e qeverisë së Bullgarisë.

Të arrestuar gjithashtu ishin edhe disa nga stafi i SABA-s, si dhe ndërmjetës të cilët dyshohet se u kërkuan njerëzve nga Maqedonia, Ukraina dhe Moldavia, të cilët nuk kishin rrënjë bullgare, të paguanin ryshfet për të marrë një certifikatë që njeh origjinën e tyre bullgare.

Kjo certifikatë është dokumenti i parë i nevojshëm në rrugën për marrjen e shtetësisë bullgare, por kriteret për atë që përbën trashëgiminë bullgare kanë tepër të paqarta.

Deri në qershor të vitit 2018, rreth 18,000 njerëz – kryesisht nga Maqedonia (10,252), Ukraina (1,894), Shqipëria (1,510), Serbia (1,013) dhe Moldavia (851) – pretenduan trashëgimi bullgare, tha ministrja e drejtësisë, Tsetska Tsacheva në një konferencë për shtyp në qershor, sipas Dnevnik.bg. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY