8 procedime penale në Dibër, 4 janë zyrtarë të mbrojtjes së territorit

8 procedime penale në Dibër, 4 janë zyrtarë të mbrojtjes së territorit

104
0
Shares

8 procedine penale filluan në Dibër ngabpolicia për ndertime pa leje dhe dëmtim të pyjeve.

Procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pasi lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje.

Evidentohen dhe goditen nga Policia dhe 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sekuestrohet lëndë drusore, mjete pune dhe automjetet që do të bënin transportin e tyre.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë lejuar qytetarë që të kryenin ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi

procedimi penal ndaj shtetasve :

V.D., dhe E.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar për mbrojtjen
e territorit nga prerja e paligjshme e pyjeve, shërbimet e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me specialistët e Shërbimit Pyjor, pranë Bashkisë Bulqizë, konstatuan shtetasit e lartëpërmendur duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve R.Sh., 33 vjeç; A.C., 52 vjeç, pasi
janë kapur nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjetet e tyre, lëndë
drusore pa dokumentacion përkatës”, njofton policia e Dibrës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë
për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY