Erion Veliaj ndëshkon mijëra familje në Tiranë, i mashtroi udhëtarët për 1...

Erion Veliaj ndëshkon mijëra familje në Tiranë, i mashtroi udhëtarët për 1 muaj në zgjedhje dhe më pas…

127
0
Shares

Me një akt që dëmton rëndë ekonomitë familjarë të Tiranës, bashkia e Tiranës ka bllokuar abonenë e përgjithshme për tre muaj duke shtuar shpenzimet e transportit për mijëra familje që përdorin transportin publik.

Fundi i çdo muaji shënon hedhjen në treg të aboneve të përgjithshme dhe aboneve të linjave. Por ndryshe nga herët e tjera këtë 31 maj nëpër Tiranë nuk qarkullon asnjë abone e përgjithshme.

“Unë interesohem për abone për vajzën. Vajta tek kioska dhe më thanë të pyes tek autobusi. A ka abone? Jo, nuk ka abone të përgjithshme, vetëm të linjës. Kështu sicc bëjnë këta me popullin , nuk bëhet. Gjithë premtimet e bëra për ne, janë zero.”, tha një qytetar i zemëriar në top channel.

Gjatë fushatës bashkia uli çmimin e abonensë duke e bërë atë nga 10 mijë lekë në dhjetë mijë lekë. Por vetëm një muaj pas zgjedhjeve bashkia ka vendosur tua marrë atë që e fali para votimeve.

“Unë me këtë abone të përgjithshme që kushton 16 mijë lekë dhe që skadon sot, lëviz në tre linja të ndryshme autobusësh. Do  detyrohem të marr tre abone linjash. Një kushton 12 mijë lekë herë 3 bëjnë 36 mijë lekë. Por në familje përdorin autobusë edhe im shoq dhe fëmijët që I kam të rritur. Kësaj I thonë të lësh një rrogë vetëm për autobusa”, tha një qytetar për top channel.

Bashkia e Tiranës tha se heqja nga qarkullimi i abonesë së përgjithshme që nga 1 Qershori deri në Gusht, pra për gjithë verën, bëhet pasi do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët. Bashkia e Tiranës bëri me dije se:

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin e shërbimit të transportit. Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, para pandemisë.

Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY