Detaje te reja nga vrasja në Tepelenë, Selimi u godit me leva...

Detaje te reja nga vrasja në Tepelenë, Selimi u godit me leva para 3 vitesh

167
0
Shares

Detaje të reja janë gjetur në lidhje me rrethanat e mundshme të vrasjes së Çajup Selimit këtë mbrëmje në Tepelenë.

Tre vite më parë ai është rrahur me leva hekuri dhe është kërcënuar me thikë nga dy persona në qendër të Tepelenës.

Konflikti në atë kohë dyshohet të ketë lidhje me konkurrencën me një familje të qytetit e cila kishte një biznes të ngjashëm me viktimën.

Selimi atë kphë tha se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta. Çajupi dhe të afërmit e tij tregonin në vitin 2018 se kjo është një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohej.

Për goditjen e tij me leva është ndaluar Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena. Policia konfirmonte në atë kohë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY