Deputeti i Gjirokastres, ja fshatrat ku eshte mbjelle masivisht kanabisi elektoral

Deputeti i Gjirokastres, ja fshatrat ku eshte mbjelle masivisht kanabisi elektoral

158
0
Shares

Deputeti i Gjirokastrws, Tritan Shehu ka alarmuar sot ne lidhje me mbjelljen masive te kanabisit ne zonat e izoluara te qarkut. Sipas tij kjo eshte nje menyre per te shperblyer militante socialiste dhe grupe kriminale per ndihmen ne zgjedhje ndersa edhe ka percaktuar se ne cilat zonat jane mbjellur bimet narkotike.

“Kanabisi po “lulezon” ne Qarkun e Gjirokastres, si shperblim per ata me kontribute elektorale!
Rilindja dhe segmentet e saj po e mbajne premtimin elektoral per kanabizimin e vendit.
Kush te desheroje nga policet e ndershem, pushtetaret e pergjegjeshem e te guximshem nqs ka te tille, partneret nderkombetare etj, mund te inspektojne terrenin:
Ne malet e Fushbardhes, psh ne Malin e Panjes.
Ne Kurvelesh, kullotat e maleve Gusmar, Nivic, Progonat.
Ne zonat e thella te ish minierave ne Memaliaj.
Ne zonat e Krahesit.
Ne zona te thella te Permetit.
Etj, etj, etj.
Por kjo baterdi nuk mund te behet pa bashkepunim te strukturave te Policise ne Qark, pushtetareve te korruptuar etj me grupet kriminale, sepse nuk eshte e veshtire per tu percaktuar e reaguar ndaj ketyre veprave te pa ligjeshme.
Ne fakt po perseritet e njejta skeme e viteve 2015-2917, e cila coi vetem:
–Ne pasurimin e grupeve kriminale, te drejtuesve te policise se Qarkut nga haraci prej 10-15 E, qe fshtaret u paguanin per cdo bime te mbjelle, “taksagrumbulluesve” ne Tirane, e te tjereve te lidhur me ata.
–Ne shkaterrimin ekonomik te fshatareve, qe braktisen e sakrifikuan aktivitetin normal bujqesor e blektoral te tyre.
–Ne skallaverimin e tyre si pasoje e terrorizimit, qe akoma vazhdon tu behet nga Pushteti per kanabisin e mbjelle”, thekson Shehu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY