Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi me demokratët e Lushnjës. Asnjë bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzim një orë e më parë të regjimit Rama-Doshi, tha Basha.
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME DEMOKRATËT E LUSHNJES, PATOSIT DHE DIVJAKËS
Lushnje
Dua ta nis me një falënderim nga zemra për gjithsecilin prej jush, për themeluesit, për qëndrestarët, për drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike këtu në degën e Lushnjës, për zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, për të rinjtë dhe të rejat e forumit të Partisë Demokratike dhe për të gjithë aktivistët dhe anëtarët tanë anembanë për sakrificën, për punën vetëmohuese, për përkushtimin e madh në këtë betejë të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë të 30 viteve pluralizëm.
Vij këtu me një mirënjohje të madhe ndaj jush. Dhe natyrisht që jam i lumtur që ndodhem mes jush, ndonëse nuk jam i lumtur që ndodhemi në rrethana të tjera nga ato që na donte zemra ne dhe shumicës së shqiptarëve.
Fal, pra, këtij turi kam patur mundësinë jo vetëm t’ju takoj në këtë ditë, në këtë javë të ngarkuara për demokratët, për shqiptarët dhe për të gjithë vendin, javë të një shoku dhe tronditje të thellë, por po kështu t’ju shpreh se me fjalët me qëndrimet tuaja mbushem me krenari. Për forcën dhe fuqinë e shpirtit tuaj që e demonstroni në momente të tilla të vështira, që është në fakt edhe sekreti i besimit që qytetarët e Lushnjës patën tek Partia Demokratike, patën tek shqiptarët dhe po kështu që si drejtues i kësaj force politike, i lënduar siç jam dhe siç jeni thellësisht në zemrat tona, prapë se prapë padrejtësia dhe masakra e 25 prillit nuk na ka mposhtur por na ka bërë edhe më të vendosur për të vazhduar ballëlartë luftën deri në fitore, deri në largimin e këtij regjimi, deri në triumfin e demokracisë.
Sikurse ballëlartë t’ju gjej, pavarësisht se të zemëruar e të mërzitur, sepse jam i bindur se edhe ju jeni më të vetëdijshëm se asnjëherë tjetër. Se ajo që kemi arritur së bashku pavarësisht rrethanave, është fryt i sakrificës, i përkushtimit dhe i vlerave tona.
I vlerave që i bashkëndajmë në këtë familje politike, i vlerave unike të Partisë Demokratike në 30 vite, që janë një nga dy arsyet kryesore pse shqiptarët na besuan dhe na ndoqën jo thjesht në një betejë të pabarabartë, por një masakër të vërtet zgjedhore. Jo thjesht dhe vetëm për hir të fitores tonë, jo për pushtetin tonë, por për hir të shqiptarëve dhe aspiratës së tyre për ndryshim që bëmë të mundur këtu në Lushnje, sikundër dhe në Divjakë, sikundër në Mallakastër apo në Roskovec, në Patos dhe në Fier, çeljen e shpresës në zemrat e njerëzve ku ishte fikur prej kohësh dhe që bëmë të mundur një rezultat dhe numrat e votave në kutitë e numërimit nga më të mëdhenjtë në 30 vite.
Dhe ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin tonë të ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dal më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë.
Në një betejë, sakrificat e së cilës nuk mund të tregohen por që unë i di, i mbani në trupin tuaj, në shpirtin tuaj, në zemrat tuaja, në mendjet tuaja për të cilat do t’u jem përjetë mirënjohës dhe sot dua vetëm t’ju them vetëm se sa të kem frymë nuk do të lë gjë pa bërë që mundi juaj mos të shkoj dëm.
Miqtë e mi jetët tona shënohen nga momente të veçanta, disa momente janë më të veçanta sesa momentet e tjera. Dhe jam i bindur që ky është njëri prej atyre momenteve. Për gjithsecilin prej nesh, për kujtesën tonë, për vetëdijen tonë, e di që ky është një prej këtyre momenteve për mua. Sepse pavarësisht prej rrethanave, në këto takime ajo që gjej, është forcë dhe frymëzim për të vazhduar dhe për të ecur përpara. E dini dhe e di që bashkë kemi bërë beteja të mëdha këto vite. Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë.
Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre.
Kjo është arsyeja kryesore pse na ndoqën në një betejë që i ngjan pothuajse pikë për pikë një tjetër beteje epike të pluralizmit 1991-shit, ku njësoj si atëherë ne dolëm pa asnjë pushtet, përveç pushtetit më të madh që të fal Zoti që është pushteti i moralit, i zemrës së pastër, i qëllimeve fisnike dhe të drejta karshi qytetarëve, karshi shqiptarëve, karshi Shqipërisë, karshi atdheut tonë.
Dolëm në këtë betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari i cili përdori gjithçka në arsenalin e shtetit të bërë njësh me partinë duke përfshirë këtu edhe influencën e krimit të organizuar dhe paratë e derdhura lum nga ai dhe oligarkët.
Vëllezër dhe motra ishte ky bashkim i madh zemrash në radhë të parë i demokratëve dhe pastaj fronti më i gjerë opozitar që është krijuar ndonjëherë në 30 vite arsyeja që e shtyu edhe kundërshtarin politik të kryente vjedhjen më të madhe në 30 vite, masakrën më të rëndë zgjedhore në 30 vite.
Tani pas kësaj masakre ka rënë një perde e hekurt momentalisht mbi Shqipërinë. Nga ato perde që e rendisin vendin tonë përsëri në një shtet që nuk ka lidhje me demokracinë.
Dikush prej jush mund ta kujtojë se me këtë paralajmërim u jam drejtuar edhe qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve. Sot prapë si në 1991 apo 2001 jemi në një moment ku ka zgjedhje, por kur zgjedhjet nuk sjellin zgjidhje.
Nuk ka zgjidhje sepse vullnetit të shumicës së shqiptarëve që kërkonin ndryshim më 25 prill i është kundërvënë një pakicë kriminelësh, një pakicë e përbindshme, një pakicë e përbindshme, një pakicë që ndërthur interesat politike, korruptive, ekonomike dhe kriminale që me forcën e krimit, korrupsionit dhe parave që u vidhen shqiptarëve, arriti përkohësisht indiferencë të votave të mjaftueshme për të ndalur ndryshimin përkohësisht.
Siç e dini kësaj radhe diferenca ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës. Ishte më e vogël se gjysma e votave të nxjerra të pavlefshme prej një nga qindra hilet që përdori siç ishte shkurtimi i listave dhe heqja e emrit të kandidatëve nga listat. Tani para nesh ka një detyrë që është më e madhe se gjithsecili prej nesh dhe më e madhe se Partia Demokratike. Një detyrë që na e ka ngarkuar ky moment historik dhe që shpeshherë na e kanë ngarkuar shqiptarët dhe sa herë na e kanë ngarkuar shqiptarët ne kemi ditur ta mbajmë atë detyrë me dinjitet e t’i dalim asaj në krye. Detyra jonë përballë kësaj pakice të përbindshme kriminelësh, përballë kësaj pakice të përbindshme të korruptuarish që duan ta mbajnë vendin peng, është të organizojmë dhe të udhëheqim shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët donin ndryshimin me 25 prill dhe e duan atë akoma më shumë sot.
Po ashtu është detyra jonë që në kushtet ku ndodhemi mos të biem në grackën apo lojën tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh.
Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm.
Ne nuk e kemi pasur kurrë këtë model. Absolutisht kemi pasur gabimet tona, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë. Por ky nuk ka qenë kurrë modeli ynë, ky nuk është modeli im, ky nuk është vizioni im dhe jam i bindur që nuk është vizioni i asnjërit prej jush këtu në sallë, i asnjë demokratik dhe demokrate, lushnjare dhe shqiptare.
Dhe nëse ata që zhvilluan luftën totale kundër demokracisë duke përdorur të gjitha instrumentet e mundshme të partisë-shtet, të oligarkisë, të krimit të organizuar për të shkatërruar zgjedhjet për ne është imperative të jemi tani në luftë totale duke përdorur tashmë çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme në vend.
Ndaj, sa më takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi që më sjell para jush për t’ju kërkuar besimin tuaj është një dhe vetëm një: të përdorim çdo mjet, të angazhohemi në çdo formë, në çdo forum të brendshëm dhe të jashtëm, të marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në kohën më të shkurtër të mundshme të çmontojmë regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje.
Motra dhe vëllezër siç shumica prej jush e dinë dhe siç të rinjtë e kanë dëgjuar prej baballarëve dhe nënave të tyre, 30 vite më parë Shqipëria u ngrit nga hiri i një diktature të pakrahasueshme me asnjë regjim tjetër në Europë dhe po ashtu si 30 vite më parë ne hymë në një betejë të pabarabartë, pa asnjë pushtet por vetëm me pushtetin moral dhe me besimin tek vlerat themelore të njerëzve të lirë dhe të ndershëm. Nuk e di nëse kjo është një lojë e fatit apo tekë e historisë, apo një mundësi për të rindezur edhe njëherë zemrat e drobitura të demokracisë.
Megjithatë ne kemi një detyrë dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangim, as të bëjmë sikur nuk e shohim sepse jemi ne trashëgimtarët e betejës që hodhi komunizmin, jemi ne trashëgimtarët e lëvizjes së Dhjetorit që solli pluralizmin, jemi ne që e nisëm dhe demokracia filloi me ne dhe këtë moment jemi ne shpresa e vetme e shqiptarëve për demokraci, për zgjedhje të vërteta dhe për të çliruar vendin nga ky regjim.
Në qoftë se është diçka e qartë gjatë këtyre 30 viteve për demokratët dhe për kundërshtarët tanë, është që ne nuk jemi dorëzuar kurrë edhe në kohë të vështira kur sfidat dukeshin të pakapërcyeshme dhe fati ynë i pasigurt. Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar.
Patos
Ndryshimi për të cili votuam më 25 prill, ndryshimin që u mohua dhunshëm më 25 prill dhe që e duan sot edhe më shumë siç e deshën më 25 prill. Dhe më vjen mirë që ndonëse plot me zemërim, ju gjej po kështu ballëlartë, sepse jam i bindur që sot jeni më të vetëdijshëm se kurrë se ajo që kishim përballë, nuk kishte lidhje me demokracinë. Dhe se pavarësisht atyre rrethanave, ne arritëm diçka për vendin, për Shqipërinë. Ishte angazhimi juaj, ishte angazhimi dhe sakrifica e vetëmohimi i demokratëve të Patosit, të Roskovecit, të Mallakastrës, të Fierit, të Lushnjës, të Divjakës, që bënë të mundur çeljen e shpresës që deri para disa muajsh apo para një viti, thuajse kishte vdekur.
Ky bashkim i madh që kemi realizuar gjatë këtyre viteve duke i prirë faktikisht frontit më të madh opozitar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria në 30 vite, është edhe arsyeja që e shtyu kundërshtarin politik të kryejë vjedhjen më të madhe dhe masakrën më të sofistikuar zgjedhore të 30 viteve. Nuk kam ndërmend të zgjatem në aspektet e kësaj masakre, një pjesë të vogël përmendi kryetari sepse gjithsecili prej jush i di dhe është dëshmitar, katalogu i tyre është i pafund, por të vetëdijshëm siç jemi për atë çfarë ka ngjarë, për kë dhe çfarë kishim përballë që vetëm ia rrit vlerat sakrificës tuaj në këtë rezultit tuaj në Fier, por pa diskutim edhe në mbarë Shqipërinë dua t’ju them se pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, perdja e hekurt ka rënë mbi Shqipërinë duke renditur vendin tonë në një shtet që nuk ka lindje dhe përkatësi.
Dikujt prej jush mund t’i kujtohet në takimet e tjera ku kam paralajmëruar dhe u jam drejtuar qytetarëve për këtë rrezik dhe sot përsëri njësoj si në vitin 1991 zgjedhje bëhen por zgjidhje nuk ka. Pra nuk ka zgjidhje për mes zgjedhjeve si në 91-shin. Sikundër themeluesit dhe qëndrestarët këtu mes jush e dinë që 91-i ishte sipari i 92-shit. Nuk ka zgjidhje sepse vullnetit të shumicës për ndryshim i është mbivendosur dhunshëm dhe harbutërisht një pakicë e përbindshme, një pakicë e përbindshme, jo në dimensione por sepse është kaq e vogël në moral. Kaq jo përfaqësuese dhe për vetë familjen politike që ndërthur interesat kriminale me interesat korruptive, me interesat oligarkike, me interesat ekonomike që me forcën e krimit, korrupsionit, parave të drogës dhe parave e zhvatura të shqiptarëve, arriti të sigurojë një diferencë votash të nevojshme për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë, për të vazhduar të vjedhë shqiptarët. Dhe sikurse e dini këtë radhë kjo diferencë ishte aq sa votat e rrëmbyera nga dhëndri dhe i djali një prej ortakëve të Edi Ramës. Detyra jonë përballë kësaj pakice të interesuar ta marrë Shqipërinë peng, është ta organizojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve që kanë interes tjetër, që kanë interesin e ndryshimit në të mirë të vetës së tyre, të familjeve të tyre dhe në të mirë të vendit.
Divjak
Sepse miqtë e mi, angazhimi dhe shpirti i vetëmohimit që ju shfaqet këtu në Divjakë që në fushatën frymëzuese që ngritët peshë shpirtrat e banorëve të Divjakës, përmes programit tonë, përmes vizionit tonë, përmes fjalëve që buronin nga zemra e gjithsecilit prej jush në takimet elektorale. Se harroj momentin me adashin tim, me Lulin në maj të zetorit, i cili me mençurinë e trevave të Myzeqesë, me mençurinë e banorëve punëtorë të Divjakës, diti t’i përmbledh më mirë se kushdo tjetër edhe problemet por edhe zgjidhjet e këtyre problemeve.
Dhe për të cilat u kërcënua personalisht ai dhe familja e tij, sepse përball nuk kishin një kundërshtar politik, nuk kemi një kundërshtarë politik, por një njeri dhe një regjim i cili duke shkatërruar dhe duke injoruar rregullat bazë të pluralizmit, e konsideron palën që ka përballë një armik ndaj të cilit i sulet me poshtërsinë dhe harbutërinë totale për t’i shkatërruar normalitetin e jetës, për ta nënshtruar, për ta poshtëruar siç ka bërë me të gjithë shqiptarët në këto 8 vite.
Por miqtë e mi më vjen mirë që ju shoh këtu jo vetëm ballëlart dhe të vetëdijshëm për betejën që bashkë kemi bërë dhe të cilës i kemi dalë zot në Divjakë, në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë, por po kështu të vetëdijshëm se pavarësisht prej masakrës zgjedhore ne kemi dalë jo më të dobët, por më të fortë, jo më të vegjël por më të mëdhenj, jo më të tkurrur por plot moral para shqiptarëve dhe gati për t’i kërkuar atyre që na ndoqën dhe shumë të tjerëve që duan të na ndjekin tani që 25 prilli jo vetëm nuk solli ndryshimin e kërkuar, por i rriti pikëpyetjet e tyre drejt një rrugëtimi i cili nuk ka përfunduar me 25 prill dhe që nuk mund kurrsesi të zgjasë siç thonë mendjelehtët dhe shpirt turbulluarit deri në 2025 sepse as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën për një arsye të thjeshtë që e dimë të gjithë.
Ju e dini që njësoj si në 1991-shin themeluesit mes jush, qëndrestarët mes jush jemi një moment ku ka zgjedhje por nuk ka zgjidhje dhe këtë e dimë ne dhe këtë e di edhe kundërshtari.
Kjo është arsyeja që nuk i qesh buza sepse e di që me 25 prill ai ka vjedhur shpresën shqiptarëve, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. E di që kjo ka shkaktuar fillimisht zhgënjim, dëshpërim, shok, tronditje por që kjo dalëngadalë po i lë vend zemërimit, zemëratës dhe vendosmërisë për të mos e lejuar një pakicë të vazhdojë t’i imponohet shumicës të shqiptarëve.
Në këtë kuptim detyra jonë është që luftës totale që ju ka shpallur ju demokratëve të Divjakës, të Lushnjës, Fierit dhe të mbarë Shqipërisë, luftës totale që Edi Rama dhe regjimi i tij i kanë shpallur demokracisë dhe vlerave elementare europiane që mezi i kemi ndërtuar këto 30 vite me të mirat dhe të këqijat e saj, t’i përgjigjemi me luftë totale.
Kjo do të thotë në radhë të parë që të refuzojmë me përbuzje dy prej manovrave të tij për t’i dhënë oksigjen kufomës politike të mandatit të tretë që është një foshnje e lindur e vdekur. E para është përçarja që po mundohet të ngjallë pasi përçarja e investuar për katër vite me radhë iu rrëzua me votë me 25 prill.
Katër vite me radhë, katër faktorë që e hiqnin veten sikur kishin dalë nga PD-ja megjithëse unë ua kam thënë ju e ua kam thënë shqiptarëve nga mediat se nuk ka parti që ka dalë nga PD-ja, ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama disa prej tyre bukëshkalë që kanë shkelur mbi sakrificat e lushnjarëve dhe banorëve të Divjakës për interesat e tyre personale dhe me 25 prill e morën përgjigjen, në Divjakë, Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë dhe shkuan aty ku e kishin vendin.
Nuk ia doli dot as të na zvogëlojë, as të na përçajë. Manovrat e përçarjes, pykat e përçarjes iu thyen ndërsa ne jo vetëm nuk u zvogëluam por u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj dhe pa diskutim jemi sot spiranca e vetme e shpresës së shqiptarëve për ndryshim siç kemi qenë tash 30 vjet për dy arsye kryesore: për vlerat që bashke ndajmë dhe prej bashkimit që kemi ditur ta kthejmë në një armë të fuqishme në kohën e agresionit ndaj nesh.
Siç ka ndodhur në vitet më të vështira të demokracisë dhe për demokratët . Për vlerat që bashke ndajmë dhe që i shpalosëm në këtë fushatë ku pavarësisht prej njerëzve të korruptuar, njerëzve të krimit parasë së derdhur lumë, shtetit që iu hodh në fyt e në kurriz shqiptarëve ne iu përgjigjëm më njerëz të ndershëm, me program, me ide, me vizion, me zgjidhje dhe kjo ishte arsyeja që shpresa u ndez dhe me bashkim duke refuzuar qoftë mendjelehtësinë e atyre që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore duke i shërbyer kështu mendjelehtësi projektit të Edi Ramës për të na përçarë sërish qoftë duke bërë të mundur përmes bashkimit tonë sot dhe akoma më shumë me 13 qershor që të vazhdojmë deri në fund betejën e nisur që mund të ketë një dhe vetëm një përfundim: jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve.
Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë.
Modeli ynë ka triumfuar. Ata që na kritikojnë sepse vazhdojmë të tregojmë me gisht modelin e kriminalizimit të kundërshtarit tonë, të shkrirjes të pushtetit me partinë, ata që na konsiderojnë demode, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shërbimin më të drejtpërdrejt të kundërshtarit tonë.
Ata duhen injoruar, duhen përbuzur dhe duhen lënë në mjerimin e tyre personal. Sepse lufta totale kundër demokracisë, kërkon që e gjithë vëmendja jonë të jetë ndaj armikut numër një të demokracisë, armikut numër një të mirëqenies të shqiptarëve që është regjimi i Edi Ramës i dal nga tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve më 25 prill.
Padiskutim ne e dimë se ka patur 91, po ka patur edhe 92. Ne e dimë se jemi ngritur nga hiri fal vlerave dhe fal fuqisë së shpirtrave tanë. Ne e dimë se nuk e kemi matur asnjëherë veten me sa herë padrejtësitë na kanë goditu apo na kanë rrëzuar, po sa herë jemi ngritur të fuqishëm dhe të frymëzojmë e rifrymëzojmë shqiptarët për t’i çuar drejt arritjeve më të mëdha në këto 30 vite ku jo për çudi, as për rastësi, të gjitha mbajnë vulën tonë.
Nga rrëzimi i komunizmit dhe pluralizmi, nga futja në Këshillin e Europës dhe NATO, nga heqja e vizave dhe de facto marrja e statusit kandidat dhe zhvillimi ekonomik i vendit, të gjitha jo rastësisht mbajnë vulën tuaj, të demokratëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ndaj s’mund ta harrojmë kurrë që jemi trashëgimtarët e këtyre idealeve, të lëvizjes së dhjetorit që solli pluralizmin. Jemi faktorët e ndryshimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve duke i bërë të shiheshin në ato vite nga një komb i përbuzur refugjatësh në një komb që shihej me respekt dhe me nder si anëtar i NATO-s dhe anëtar potencial i Bashkimit Europian.
Jemi po ne që kemi mbi supet tona barrën e përgjegjësisë që na kanë ngarkuar qytetarët.
Kush tjetër përveç nesh ka forcën për ta çuar deri në fund këtë betejë? Por deri këtu nuk kemi ardhur rastësisht, nuk kemi ardhur duke u zvarritur. Forca jonë ka ardhur duke u shtuar pikërisht prej sakrificave dhe betejave që kemi zhvilluar.
Ndaj me këtë përgjegjësi që askush tjetër përveç nesh nuk e merr dot, me këtë forcë të rigjetur përmes bashkimit tonë dhe bashkimit të shqiptarëve me 25 prill, lamë ardhur t’ju kërkoj ta vazhdojmë betejën, sikundër kam ardhur t’ju kërkoj të më jepni besimin të vazhdoj ti prij betejës me një qëllim, jo katër vjet, por një orë e më parë pas mbylljes së kësaj gare e cila i jep vlerë edhe më shumë dhe na tregon në sy të shqiptarëve se çfarë familjeje jemi .
Familje debati, e garës, e pjesëmarrjes, e mendimit të lirë dhe pas përfundimit e vetmja garanci dhe e vetmja forcë goditëse për të rrezuar regjimin. Për këtë ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor, ajo e qartësisë së qëndrimeve tona politike dhe qëllimi ynë në një nuk mund të jetë gjë tjetër veçse të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim, por të bëjmë gjithçka në çdo forum bashkë derisa ta rrezojmë e t’ju kthejmë shqiptarëve kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/