Pyetja për Llallën: Pse nuk nise hetimet për tokën e Ranës në...

Pyetja për Llallën: Pse nuk nise hetimet për tokën e Ranës në Surrel dhe apartamentin e Velisë

137
0
Shares

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Lllalla, është dënuar me 2 vjet burg ndërsa dha sonte një intervistë ne Cim Peka live në syri tv. Peka e ka pyetur në lidhje me faktin se pse ai nuk nisi hetim ndaj Ramës dhe Velisë qe ashtu si Llalla që u dënua kanë bler prona me vlerë disa herë me të vogël se tregu.

Peka: Nëse nuk keni frikë askënd, pse nuk keni nisur hetimet për të njëjtën çështje për kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj sepse i keni pasur të dhënat e deklarimit të pasurive të tyre. Veliaj e ka të paktën me dyfishin e vlerës, apartamentin që ka blerë. Rama ka deklaruar se ka blerë tokë me 2 mijë lekë të vjetra, sot po flasim për një pronë milionash. A ndiheni përgjegjës që shikoni se jeni në këtë situatë dhe nuk keni filluar hetim për këta zyrtarë të lartë që qartësisht nuk e justifikojnë çmimin e tregut për kohën kur janë blerë?

Llalla: Nëse do të ndiqej kjo praktikë që është ndjekur me mua sot, pra të dënohesh për një deklarim që ti e ke bërë në përputhje me ligjin, kontrata në përputhje me ligjin, vetë subjektet kanë bërë, dokumentuar përpara noterit me vullnetin e tyre të plotë. Është një marrëveshje mes palëve dhe nuk ka arsye për të filluar hetim. Por nëse do të hapej sot, siç ka filluar rasti im, prokuroria është e detyruar të nisë hetimet për cilin do, përfshirë edhe ata që përmendët ju.

Peka: Prokuroria fillon hetime edhe kryesisht. Ka nisur hetime edhe për raste të tjera deklaratash në publik. Rama në atë kohë ka deklaruar për një tokë të blerë për 2500 lekë. Më vonë është shprehur se shtëpinë e ka bërë me kursimet e gruas. Kur filloi protesta e studentëve, ai tha se shtëpinë e kam bërë me kursimet e mia si refugjat në Paris. Deklarata kontradiktore, ku çdo prokuror do të niste hetim për korrupsion aktiv. Ju keni qenë prokuror në 2019.

Llalla: Jo, unë nuk kam qenë prokuror në 2019. Mandati im ka përfunduar në fund të 2017.

Peka: Nuk keni qenë prokuror kur ka deklaruar Rama, sepse janë dy deklarata që çdo prokurori që zbaton ligjin do të niste hetim. Ju po thoni se keni blere pronat me çmimin real ashtu siç kanë blerë edhe shumë zyrtarë te tjerë dhe qytetar ne atë zone, po kështu rivlerësimi i pronës është një veprim ligjor. A keni dijeni ju për emra konkrete dhe si e shpjegoni qe për te njëjtat shkaqe ndaj jush kane filluar hetimet dhe u dënuat dhe për asnjë rast tjetër nuk kane filluar?

Llalla: Emra konkret nuk kam. Di kontratat që janë lidhur, me ato jam njohur gjatë procesit të hetimit, pra ku eksperti ka përmendur të gjithë rastet e ngjashme ku pronar janë shitur me çmim më të lirë. Por emrat konkret nuk kam. Emra kam dëgjuar shumë, por nuk mund të flas në opinion, por nuk mund të flas me emra. syri tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY