Zjarri në fabrikën e tullave. Dëshmia e të birit: Babai tha se...

Zjarri në fabrikën e tullave. Dëshmia e të birit: Babai tha se dikush e hapi gazin

89
0
Shares

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Besnik Bojaku, punëtori që u plagos dje gjatë zjarrit që ra në fabrikën e tullave në Vorë.
I biri i Bojakut tha për
faxnew se i ati nuk ka qënë lehtë sic raportoi media dje por ishte i djegur 98 për qind dhe mjeku më tha se nuk jeton dot.
Ndërkojë babai i tij kishte arritur të fliste në lidhje me incidentin e rëndë. Ai ka thënë se dikush e hapi gazin dhe shkaktoi shpërthimin.

I biri tha se askush nga policia nuk erdhi ta pyesë për ngjarjen babain.
Policia ka kanë vënë në pranga përgjegjësin teknik në fabrikën e tullave, shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, bëri me dije policia.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY