Një person mbeti i vrarë në mesnatë në Shkodër. Ngjarja që ka tronditur zonën ka ndodhur në fshatin Bardhaj.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë krim.
Kjo është vrasja e dytë brenda muajit Maj. Më 17 maj u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër, Endrit Mustafa. Për këtë krim është arrestuar një i mitur, Ergys Malja ndërsa është shpallur në kërkim Ibrahim Lici.
Ndërkohë në fshatin ku ndodhi krimi i mbrëmjes së sotme, u ekzekutua me breshëri automatiku, Bardhok Pllanaj. Biznesmenit iu bë pritë ndërsa u vra me 4 prill të këtij viti me 40 plumba.
Po në fshatin Bardhaj, pak më herët pati një përplasje më armë mes dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi që mbetën të plagosur. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/