Fushata në PD, qytetet qe ka vizituar Basha dhe rivalët e tjerë

Fushata në PD, qytetet qe ka vizituar Basha dhe rivalët e tjerë

138
0
Shares

Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD kanë një jave që ka nisur fushata, ku kandidatët për t’i zënë vendin Bashës, kanë pasur qasje tjetër nga ajo e kryetarit Basha gjatë fushatës.

Sipas axhendave respektive, kryetari aktual Basha brenda një jave ka udhëtuar në 25 qytete për të takuar demokratët dhe për t’i prezantuar programin dhe platformën e tij.

Basha i nisi takimet e tij në qarkun e Beratit duke vizituar qytetet e Kuçovës, Dimalit, Beratit dhe më tej udhëtoi drejt Pogradecit, Maliqit, Devollit dhe për ta përmbyllur në Korçë. Pa e ndaluar frymën vizitoi Përmetin, Këlcyrën, Tepelenën dhe në fund takoi demokratët e Gjirokastrës.

Ndonëse ai ka pasur takime edhe në Tiranë me faktorin ndërkombëtar për t’i treguar problemet dhe krimin elektoral të ekzekutuar nga Rama, kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë takimet në qarkun e Vlorës ku ka vizituar Sarandën, Himarën, Vlorën dhe Selenicën.

Në mesin e javës Basha u fokusua në një takim me ministrin e shtetit Roth dhe më tej iu drejtua qarkut të Dibrës ku ai vizitoi demokratët në qytetin e Burrelit, Bulqizës, Klosit, Peshkopisë. Për të kaluar më tej në Kukës, Has dhe Tropojë. Të gjtiha këto vizita në veri vijnë pasi në ditët e para të fushatës z. Basha ka vizituar Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën.

Ndryshe nga rivali i tyre kryesor, 3 kandidatët e tjerë kanë zgjedhur takime më të rralla. Z. Kadilli ka vizituar qytetin e Beratit, më pas ka pasur një vizitë në qytetin e Korçës dhe më pas në qytetin e Pogradecit për të kryer takimin e fundit në Durrës.

Z. Shehaj ndonëse e nisi fushatën me një mbështetje të madhe mediatike duket se nuk ka shumë dëshirë të kryejë takime në bazë. Ai deri më tani ka vizituar demokratët në qytetin e Shkodrës, më tej në qytetin e Durrësit dhe në fund në qytetin e Tiranës në degën 5.

E vetmja kandidate femër, znj. Haxhi nuk ka asnjë takim në degët e partisë me demokratët. Ajo ka preferuar që të mbajë një qëndrim agresiv mediatik ndaj kryetarit Basha. Ky i fundit po sulmohet nga të tre kandidatët por personalisht ka folur për një bashkim të partisë. Syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY