Kolegji Zgjedhor zhvillon të henen seancën e parë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit në disa qarqe duke filluar me Gjirokastrën.
KAS ka refuzuar për të marrë prova shtesë nga institucionet që do të vërtetonin masakrën zgjedhore që pretendon opozita.
Shumica e anëtarëve në KAS thanë se legalizimet, shit blerja e votës, apo të dhëna të tjera janë objekt i punës së prokurorisë dhe nuk mund të administrohen nga KQZ.
Gjithsesi me kërkesë të dy anëtarëve të pakicës në KAS, e vetmja kërkesë që u pranua ishte ajo e PD-së për analizë të shenjave të gishtërinjve, ku në çdo qark të verifikuar, rezultuan se kishte persona që kishin votuar disa herë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/