Arrestohet në Dubai Florenc Çapja. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir.
Ai dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e dy personave babë e bir, përkatësisht Gentian dhe Nezir Beqirin.
Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja.
Gazetari Artan Hoxha ka dhëmë disa detaje nga operacioni i arrestimit të Florenc Çapja në Dubai.
“Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise. Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen.
Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme”, ka shpjeguar gazetari. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/