“Kushdo që mendon se demokratët anembanë Shqipërisë kanë ndërmend të dorëzohen dhe...

“Kushdo që mendon se demokratët anembanë Shqipërisë kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim”

154
0
Shares

Kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha takoi sot demokratët e Vlorës. Basha tha se kushdo që mendon se demokratët anembanë Shqipërisë kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim.

Fjala e Bashës:

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një rregjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore. Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjsht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej pë pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çastë të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush. Çdokush po të vij e të flas këtu, do të tregojë shenjat e veta të betejës me të cilin është përballur. E pavarësisht gjitha këtyre, ne arritëm të shënonim diçka për Shqipërinë dhe demokracinë. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët. Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes.

Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi.  Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën. Kush prej jush ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore? S’kishim se si sepse ne ishim një me ta. Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund. Është një betejë për ndryshim, së pari, sepse ne kemi qëndruar gjithmonë besnikë ndaj vlerave me të cilat kemi lindur, vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut, të barazisë para ligjit, vlerave me të cilat kjo parti politike, kjo familje politike mori formë dhe i mbijetoi edhe kohëve më të vështirë. Ndaj,  me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shhqiptarët, me përgjegjësinë e ndalur në mes me 25 prill i cili nuk i dha zgjidhje asnjë prej pyetjeve të cilat u shtruan për zgjidhje, por i bëri edhe më të mëdha pyetjet për gjithçka, për ekonominë, për sigurinë, për integrimin. Me këtë barrë përgjegjësie vij sot para jush me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: për t’ju ftuar ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për  Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin. Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë.

Saranda

Tani siç e dimë ne e di edhe kundërshtari, padiskutim, buza e të cilit nuk qesh dhe manovrat e të cilit kanë vetëm një synim të përçajnë forcën e rritur të Partisë Demokratike, të mbjelli dyshi dhe mosbesim në radhët tona dhe të na bëjë të merremi me veten në vend që të vazhdojmë betejën së bashku. Pra, kundërshtari ynë e ka të qartë se çfarë do të arrijë. Do që ne të mos vazhdojmë së bashku, do të mos vazhdojmë betëjn e nisur. Ndaj, kërkesa ime e parë është ta konsiderojmë këtë proces të brendshëm si një mundësi  pozitive jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por dhe  të na sjellë më afër njëri-tjetrit që të dalim më të bashkuar nga ky proces. Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat. Ai ka 12 vjet që s’bën zgjedhje në parti. Kjo është një tjetër vlerë të cilën duhet ta mbajmë e ta çojmë deri në fund ku me 13 qershor pjesëmarrja masive në këtë proces i cili duhet të zbatohet sipas të gjitha rregullave statutore do të konfirmojë edhe njëherë vlerat tona he duhet ta shohim si një tjetër stacion në betejën që vazhdon deri në largimin e regjimit. Pas 25 prilli, 13 qershori është një moment i rëndësishëm për të treguar që ne që ju dolëm për zot shqiptarëve në momentin më të errët prej kohësh të përballjes së opozitës pa asnjë pushtet me shtetin me të gjitha pushtetet, ne nuk jemi rrëzuar dhe zemëratën tonë jemi gati ta kthejmë në një energji, në një fuqi goditëse për regjimin. Në këtë rrugëtim debati i brendshëm ka vlerë, ka vlerë dhe duhet mirëpritur. Megjithatë nxitimi apo paqartësia që mund të sundojë zemrat apo mendjet e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku. Historia mund të rishkruahet sa herë të duam, por nuk mund të rishkruhet në kurriz të sakrificës së demokratëve. Betejat që kemi bërë së bashku na kanë bërë më të fortë jo më të dobët. Është e lehtë të gjykosh pas kuvendit apo të bësh trimin pas lufte, e rëndësishme është të marrësh vendimet e duhura për vendin dhe të kesh kurajon t’i zbatosh siç kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe gjatë këtyre 8 viteve përballjen me këtë regjim.

Selenica:
Përmes pjesëmarrjes dhe gjykimit politik, sigurisht me votën e çdo anëtari ne do të tregojmë se pas 25 prillit dhe përpjekjeve dhe demagogjisë për të na përçarë sërish, ne jo vetëm nuk dorëzohemi, jo vetëm nuk shtrihemi, jo vetëm nuk ulemi në gjunjë, por ngrihemi në këmbë të vetëdijshmëm për barrën e misionit që kemi mbi supe që ëahtë shumë më i madh sesa të gjithë ne, sepse është misioni i të gjithë shqiptarëve. Ndaj, pjesëmarrja masive në 13 qershor, vetëm duke bërë këtë të mundur ne do të jemi në gjendje ta vazhdojmë këtë betejë duke e çuar atë deri në fund. Kërkesa ime është padiskutim që këtë betejë ta vazhdojmë së bashku. Ta vazhdojmë së bashku dhe mbi gjithhçka kemi ndërtuar përfshirë 25 prillin, të finalizojmë aksionin tonë politik me parakushtin e demokracisë që është rrëzimi i këtij regjimi dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të përgjithshme dhe lokale dhe marrjen e përgjegjësive për të drejtuar vendin sipas vlerave dhe misionit tonë. Ta  vazhdojmë së bashku e ta çojmë këtë betejë deri në fund. Kjo është ftesa dhe kërkesa ime ndaj jush. Ju faleminderit për vëmendjen! e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY