Rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

Rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

64
0
Shares

Rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në 21 Janar të 2011.

Mësohet se prokuroria e Tiranës prej një muaji ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës që është ende pa autor, ndërsa nuk u arrit të provohej se nga cila armë u qëllua viktima.

Po ashtu dot ë hetohet dhe për plagosjen e dy personave të tjerë.

Për këtë arsye mësohet se do të do të kërkohet riekspertim për të përcaktuar nga cila armë u qëllua.

Prokurore drejtuese e hetimeve për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës është caktuar Marjeta Zaimi.

Kjo çështje po shqyrtohet edhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut me kërkesë të familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kanë paditur shtetin shqiptar që lidhet me mungesën e një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit. Më 20 maj Avokatura e Shtetit ka venë në dijeni Këshillin e Ministrave për procesin gjyqësor dhe ka kërkuar që deri më datë 25 maj t’i vihet në dispozicion e gjithë dosja dhe veprimet hetimore.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY