Ministri gjerman në Tiranë: Janë përmbushur kushtet, po punojmë për të caktuar...

Ministri gjerman në Tiranë: Janë përmbushur kushtet, po punojmë për të caktuar konferencën e parë

61
0
Shares

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, teksa po mban një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse këto dy shtete duhet të ndahen në këtë proces.

Roth ka thënë se duhet punuar me të dy shtete, ndërkohë që ka shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet por së fundmi problemi qëndron tek ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në politikë vendoset jo vetëm sipas ndjesive por edhe sipas fakteve. Faktet në rastet e këtyre dy shteteve e kanë përmbushur kushtet. Për këtë arsye me të dy shtetet duhet të nisin këto negociata. Tani duhet të fillojë ky proces. Për këtë po punojmë për të biseduar në kuadër të presidencës së Këshillit Evropain. Kemi negociuar me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut nga presidenca portugeze. Kjo mund të mbërrihet me 22 qershor”.

Në vijim Ministri gjerman për Evropën Michael Rotj tha se dëshiron që të ketë një raport me respekt të madh mes partisë që qeveris dhe opozitës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është shprehur optimist duke thënë se nuk po kërkohet sakrificë e madhe por vetëm një frymë bashkëpunimi për të komunikuar mes partive për  çështjet me rëndësi për integrimin e vendit.

“Një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është përpjekja për tu marrë vesh me njëri tjetrin për tu kuptuar jo për të rënë dakord. Për ta kaluar fazën e adoleshencës, politike dhe të sherreve pre adoleshentësh që i eksportojmë nëpër botë. Faktikisht kush fiton, fiton prapë por nga ky eksport humbet Shqipëria. “ tha Rama.

“Fitorja jonë dhe humbja e atyre në opozitë është shumë pak. Nuk do presim të na vijnë miqtë të na thonë silluni mirë me njërit tjetrin. S’po kërkon njeri këtu të japi jetën apo të marrim armët të luftojmë me armiqtë. As të bëjmë sakrifica sublime. Por një kërkesë shumë alarmante e kahershme. Por sot po u themi hapni konferencën dhe duhet të tregojmë se ne jemi një vend i maturuar. Se kush flet është edhe opozita. Dhe kur flasim anglisht duhet të jemi shqiptar në radhë të parë  dhe pastaj socialistë dhe demokratë. Besoj që është më e lehtë ta thuash por jam i vendosur që ta bëjë këtë gjë. Nuk na intereson inercia dhe e shkuara”, ka thënë Rama. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY