Kërcënimi i madh në prag, covid me mutacion të dyfishtë mund të...

Kërcënimi i madh në prag, covid me mutacion të dyfishtë mund të thyejë barrierat

104
0
Shares

Varianti i koronavirusit me “mutacion të dyfishtë” që është shumë infektues, mund të shfaqet edhe tek personat e vaksinuar.

Lajmi është konfirmuar nga Profesori i Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Kembrixhit, Ravi Gupta, i cili pohoi se varianti i ri i koronavirusit do të “shkaktojë shumë gjëra të çuditshme”.

Sipas tij, COVID-i është i paparashikueshëm dhe bindja e gabuar se mund të jetë i rrezikshëm është vetëm fillimi.

I pyetur rreth mënyrës se krijimit të varianteve të tjera të koronavirusit në të ardhmen, Gupta theksoi se vaksinat anti-COVID janë të mira dhe mund të luajnë rolin e tyre.

“Ne duhet të mbajmë në presion kompanitë e prodhimit të vaksinave, që të arrijnë t’i përshtasin ato me transformimet që pëson virusi”, tha ai.

Për të, virusi do të shkaktojë shumë gjëra të çuditshme dhe sipas tij, ajo çfarë është shkaktuar deri tani është vetëm fillimi.

“Mendoj virusi do të pësojë ndryshime dhe mund të kemi viruse me “mutacione të dyfishta”.

Nëse ndodh një gjë e tillë, thekson ai, kjo është diçka shumë e keqe.

Virusi do të pësojë ndryshime të papritura, sepse sasia e presionit mbi do të jetë e rëndë, kështu që ai do të gjejë mënyrën për t’u përshtatur”, theksoi ai.

Varianti indian i virusit Corona, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore. E484Q dhe L452R. Pas këtyre shifrave të pakuptueshme fshihet pozicioni i saktë i gjenit të ndryshuar.

Mutacionet e veçanta të virusit janë të njohura prej kohësh. E484Q i ngjason variantit E484K, që u shfaq edhe tek varianti britanik, afrikanojugor dhe ai brazilian. Kurse mutacioni L452R gjendet ndërkohë në variantin kalifornian CAL.20C.

Në Indi për herë të parë këto mutacione shfaqen së bashku, prandaj edhe raportohet për një “mutacion të dyfishtë”. Mirror.co.uk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY