Hendek i madh mes KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm, debate për komandimet...

Hendek i madh mes KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm, debate për komandimet e KLP

157
0
Shares

Kryeprokurori Olsian Çela akuzoi sot KLP se ka kryer komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve jo në bazë të performancës.

“Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar.

A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë.

Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve.

Kemi të dhëna si po mbahen këto regjistra. Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa”, tha Çela.

Çela foli edhe për një boshllëk në sistem.

“Po çfarë ndodh? Ndërkohe që ne kërkojmë angazhimin e inspektorit të ILD ditët ikën. Performanca nuk mund të jetë subjekt i kontrolleve të ILD. Ai kontrollon performancën individuale. Po performancën e zyrës kush e bën? Askush. Është një boshllëk sot në sistem. Duke krijuar këtë lidhje mes prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesve, duke përfshirë prokurorin e përgjithshëm  në procesin e drejtimit të tyre, patjetër që KLP do vendosë shkarkimin e tyre, kjo nuk diskutohet po angazhim i Prokurorit të Përgjithshëm duke bërë këtë vlerësim është i rëndësishëm”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY