Shqipëria lejon avionët bjellorusë të ulen në Rinas, ndahet nga BE

Shqipëria lejon avionët bjellorusë të ulen në Rinas, ndahet nga BE

92
0
Shares

Shqipëria ka lejuar uljen e avionëve nga Bjellorusia në Rinas duke thyer vendimin e BE për të ndaluar avionë nga flota bjelloruse për të perdorur aeroportet dhw hapësirën ajrore të vendeve të BE.

Shqipëria nuk është vend i BE por i bashkangjitet në tërësi vendimeve të saj në pokitikën e jashtme sic janë sanksionet ndaj Rusisë etj.

Sot ka mundur që të ulet në aeroportin “Nën Tereza” avioni I ardhur nga Bjellorusia. Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme.

Edhe Hungaria ka lejuar një ulje të avionit nga Bjellorusia duke dalë shteti i vetëm në BE që nuk ka ecur në të njëjtën vijë me uninon për të bojkotuar fluturimet e Bjellorusisë.

Sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjelloruis me qëllim arrestimin e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY