Kadilli në Berat: Ai ka humbur disa herë dhe nuk kemi pse...

Kadilli në Berat: Ai ka humbur disa herë dhe nuk kemi pse vijojmë me një projekt të shteruar

173
0
Shares

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli zhvilloi një takim me demokratët e Beratit. Ai deklaroi se e ka nisur turin e tij të takimeve me demokratët e Beratit për arsye se në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ky qark u drejtua nga Kadilli, të cilin e konsideron edhe si një nga qarqet më të vështira për të djathtën.

Do ta kthej edhe një herë atë lloj bashkëpunimi që kam realizuar në Berat, nuk ka qenë aspak komode të punoj me kundërshtarë të ashpër, ku edhe aleatët e sotëm i kishim kundërshtarë në atë kohë, por ia dolëm falë respektit dhe partneritetit me këdo që kontriubonte.”

Kadilli deklaroi se pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, lideri i PD-së, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

Lulzim Basha duhet të dorëhiqej në mënyrë automatike. Ai ka humbur disa herë dhe nuk ka pse ne të vazhdojmë një projekt të shteruar, prandaj kam shpallur një manifest të ri politik për të hequr dorë nga ajo politikë që kemi bërë në 30-vjet. Unë jam i bindur se ne ia dalim për ta zgjuar fort atë qytetarin e braktisur dhe për ta bërë një qytetar politik, që do t’i shërbejë opozitës për të ndryshuar qeverisjen dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti, për të larguar atë model që është një ngërthim i keq i politikës, biznesit, medias, krimit dhe që sundon sot qytetarin shqiptar”, deklaroi Kadilli. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY