RAMA RRI/ Ndëshkim të pamundurve në Skrapar, ja kë procedon policia dhe...

RAMA RRI/ Ndëshkim të pamundurve në Skrapar, ja kë procedon policia dhe IMT në malet e Skraparit

190
0
Shares

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IMT Berat dhe Skrapar, kanë proceduar penalisht disa persona qe kanëzënë një cep rruge ne malet e Skraparit për të shitur gurë dekorativ, ndërkohë që në mes tl Tiranës, zyrtarë të polivisë, admikistratës dje trafikantë pushtojnë pronat enpërbashkëta në pallate e bëjnë lokale.

Personat e proceduar janë:

M. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Selan, Skrapar, pasi u konstatua në vendin e quajtur “Teteren”, duke hedhur inerte me një mjet fadromë në shtratin e lumit Osum.

F. D., 38 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bogovë, Skrapar, ka rezultuar se kishte pushtuar një sipërfaqe toke dhe ushtronte aktivitetin tregtar duke mos paguar tatimet, taksat, dispononte mall pa faturë, si dhe kishte dy punonjës të pasiguruar.

S. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit u konstatua se kishte pushtuar një sipërfaqe toke publike dhe tregtonte pa faturë tatimore pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY