KAS i përmbahet barrierës për ankimet e opozitës, rrëzon kërkesat për provat...

KAS i përmbahet barrierës për ankimet e opozitës, rrëzon kërkesat për provat shtesë në Tiranë

82
0
Shares

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi sot kërkesën ankimore të koalicionit PD-AN për administrimin e 19 provave shtesë për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

“KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë. Të rrëzojë me shumicë votash  kërkesën e PD AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Të rrëzoje më shumicë votash kërkesën e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Borci’ dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë. Në zbatim të nenit 36 të kodit zgjedhor pika dy, dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali që është këqyrja e  pajisjeve të identifikimit biometrik për qarkun Tiranë dhe të qarqeve të tjera të administrohen si provë. Kërkojmë që materialet filmike nga ora 18:50 derisa të ketë funksionuar kamera  në QV të pretenduar nga Bojken Abazi, po ashtu të administrohet si provë”, tha relatori i KAS. Ledio Braho. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY