Drejtoresha e spitalit Memorial Fier u shkarkua më herët nga drejtore e...

Drejtoresha e spitalit Memorial Fier u shkarkua më herët nga drejtore e Fondit të Sigurimeve

914
0
Shares

Është emëruar drejtoresha e spitalit memorial në Fier. Ajo është Rudina Degjoni. Ajo ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deri në vitin 2020.

Ajo u largua nga kjo detyrë pasi KLSH i kishte gjetur shkelje të rënda.

Degjoni ka një cv të pasur shkollimi dhe punësimi:

Degjoni ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Athinë, për Menaxhim të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Më vonë ka studiuar në Zvicër për Aministrim Biznesi. Po ashtu edhe studimet e doktoraturës në këtë fushë në Zvicër.

Nga viti 2012 ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Shqipërisë. Ajo ka punuar në disa spitale në Shëipëri dhe në Greqi, ku ka mbajtur pozicione si Shefe e Departamentit të Pacientëve, Shefe e Departamentit të Operacioneve, Oficere shërbimi për pacientët, Drejtuese e Departamentit të Shërbimit të Konsumatorëve.

Degjoni është emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në maj të vitit 2019 pas një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare dhe u largua nga ky institucion në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve për shkelje të rënda. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY