Zheji bën analizën e kandidatëve në garën për kryetar të PD, sa...

Zheji bën analizën e kandidatëve në garën për kryetar të PD, sa e rrezikojnë Bashën

627
0
Shares

Në një analizë të tij, gazetari Artur Zheji shprehet se beteja politike brenda Partisë Demokratike do të jetë e shëndetshme.

“Ka avantazhe Lulzim Basha, por mendoj që thikat nën brez, thikat pas shpine kanë dalë dhe janë mprehur. Nuk është aq rozë dhe lule. Sidomos pas kësaj që doli për Berishën. Pra do ketë një kacafytje të shëndetshme në PD. Uroj që mos shkojë në çarjen që kishte frike Lubonjë. Por mendoj se kush godet në brez çan. Mendoj se do të ketë një përgjakje politike”, tha Zheji.

Zheji bëri edhe një koment për tre kandidatët e tjerë, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

“Në disa konferenca shtypi, Harxhi ka goditur kryetarin aktual nën brez. Kur publikisht, në një moment të vështirë që po kalon PD ti e godet kryetarin e PD nën brez, do të thotë se poqë se ke mundësi ta godasësh edhe në mënyrë vdekjeprurëse, e godet, politikisht kuptohet. Harxhi ka pasur antipati për Lulin. Ka qene më pranë Berishës. Nuk ka produkt politik.

Agron Shehaj vjen nga biznesi dhe unë i kam me pikëpyetje ata që vijnë nga biznesi, që mendojnë se partia është një shoqëri aksionere. Ai vjen nga tregu dhe do sulmojë siç sulmon konkurrent. Shehaj nuk është marrë me politike në PD, ai është një zbulim i Lulzim Bashës në 2017. Atë ose e ka nxjerrë Basha për ta bërë në aparencë më të fortë. Ose ka nuhatur se Basha nuk i ka pozitat aq të forta. Me xhentëlmeni është Fatbardh Kadilli”, u shpreh Artur Zheji.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY