Nëntë persona u arrestuan nga policia italiane në kuadër të operacionit ‘L’Aurora’ pasi trafikuan kokainë në pjesët intime të grave nga Kolumbia në Genova të Italisë.
Hetimi është një degë e operacionit “GPL 2018”, i cili nëntorin e kaluar çoi në arrestimin e 17 personave, përfshirë italianë dhe shqiptarë.
Hetimi filloi me arrestimin e Riçardo Colella dhe partneres së tij Irene Ferlita gjetur me 30 gram kokainë, i cili u prangos në korrik 2019.
Çifti, siç doli në hetime, ishte një pikë e rëndësishme referimi për dy vëllezërit shqiptarë, për të cilët ata i ruanin drogën.
Vëllezërit shqiptarë Plloci (Klodian, 35 vjeç, u arrestua në Belgjikë marsin e kaluar si pjesë e operacionit GPL 2018) pasi drejtuan një rrjet të shpërndarjes së drogës, duke shfrytëzuar kontaktet me bashkatdhetarët që banojnë jashtë vendit për furnizime me kokainë.
Nga atje, u identifikua një rrjet nga Amerika e Jugut.
Hetimi zbuloi importimin e 521 gram kokainë në tetor 2019 të kryer nga tri gra, por edhe planifikimin e një dërgese tjetër që duhet të kishte mbërritur në dhjetor 2019 dhe nuk mbërriti kurrë për arsye ende të panjohura.
Të tre gratë që transportonin drogë gjithashtu u arrestuan. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/