Presidenti Ilir Meta nuk është paraqitur sot në komisionin hetimor për shkarkimin e tij. Kjo ka bërë që të paktën dy deputetë, anëtarë të komisionit, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka kanë kërkuar që Meta të sillet me forcë në komision për të dëshmuar.
“Kodi i procedurës penale e parashikon edhe marrjen me forcë. Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision”, tha Bushka.
Kundër këtij propozimi është shprehur deputetja Vasilika Hysi e cila sugjeroi që të vijohet me procedurën pa qënë nevoja për të ardhur Presidenti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/