Mbi 500 kandidatë për hetues në Byronë Kombetare të Hetimit, garë e...

Mbi 500 kandidatë për hetues në Byronë Kombetare të Hetimit, garë e ashpër për 32 vende të lira

117
0
Shares

Byroja Kombëtare e Hetimit ka kualifikuar pas shqyrtimit të dokumentave 421 kandidatë, për 32 vende të lira.

421 kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Kurse testi i Aftësive Fizike do të zhvillohenë në qershor.

Njoftimi i plotë i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY