KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Shkodrës

KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Shkodrës

67
0
Shares

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, KAS, ka rrëzuar serish edhe për një qark tjetër kërkesën e PD-së për marrje provash nga institucionet publike.

KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së PD-së për marrjen e 19 provave të reja lidhur me qarkun e Shkodrës.

Ndërkaq, dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve për zonën zgjedhore në qarkun Shkodër nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën për këtë qark.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY