VIDEO/ Yuri Kim: Ne ju garantojmë se kjo marrëdhënie mes nesh është...

VIDEO/ Yuri Kim: Ne ju garantojmë se kjo marrëdhënie mes nesh është shumë e rëndësishme

72
0
Shares

U zhvillua ceremonia e ditës se hapur të Defender 21 në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza.

Prezentë ishin figura të larta shtetërore të Shqiëprisë përfshirë Presidentin Meta, Kryeministrin Rama si dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Është vënë re që nuk ka pasur një përshëndetje, mes kryeministrit Rama, dhe presidentit Meta, apo mes presidentit dhe ambasadores Yuri Kim.

Në kuadër të ceremonisë Meta, Rama dhe Kim kanë mbajtur fjalën e rastit.

Në fjalën e saj Ambasadorja Yuri Kim shtoi se forcat shqiptare dhe amerikane kanë qenë gjithmonë në krah të njëri tjetrit, duke marrë pejsë në misione ushtarake të përbashkëta si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan.

“Defender 21 ka qenë një sukses ushtarak, në ditët e mëparshme , ushtarë nga e gjithë Europa kanë qenë këtu në Shqipëri duke u stërvitur së bashku për të përkryer aftësitë tona bashkëpunuese.

Aftësitë tona do të na sigurojnë se ne mund t’u bëjmë ballë situatave të ndryshme, mund të sigurojmë paqe në rajon.

Kam pasur mundësinë të vizitoj shumë vende në Shqipëri gjatë stërvitjes dhe ajo që më gëzon më shumë është bashkëpunimi mes forcave shqiptare dhe amerikane.

Ata janë të mahnitur nga bukuria e Shqipërisë janë të kënaqur nga mikpritja që u është bërë dhe janë krenarë që mund t’a quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat.

Ushtarët amerikano-shqiptarë kanë qenë krah njëri tjetrit në konflikte të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Afganistan e në vende të tjera. Kjo rrugë do të shohë që shumë amerikanë do të kthehen sërish në Shqipëri për të ndërtuar më shumë bashkëpunime dhe miqësi që zgjasin përjetë.

Ne vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranuat të gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori. Ne ju garantojmë se kjo marrëdhënie mes nesh është shumë e rëndësishme. Ndaj vendosa që të festojmë 30 vjetorin e përfundimit të sundimit të diktaturës në Shqipëri. Do të qëndrojmë sot në mbështetje të fortë për të kryer edhe detyra të vështira në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë.

Jam krenare që jam këtu me ju sot, nesër “krah për krah përgjithmonë”, faleminderit”– tha ambasadorja Yuri Kim.

LIVE nga Sheshi "Nënë Tereza" – Dita e Hapur e stërvitjes së koduar "Defender Europe 21".

Posted by Ilir Meta on Sunday, May 23, 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY