RAMA RRI/ Banorët në protestë, Laçi dy vjet pa spital, data që...

RAMA RRI/ Banorët në protestë, Laçi dy vjet pa spital, data që premtoi Rama një rrenë

198
0
Shares

Banorët e Laçit kanë dalë në protestë dy pasi spitali i tyre u shemb ndërkohë që për spitalin e ri nuk po punohet më prej më shumë se 2 muajsh.

Me mungesën e këtij spitali, rreth 70 mijë banorë të Kurbinit kanë ngelur pa shërbim shëndetësor që prej 26 nëntorit të vitit 2019.

Projekti duhej të përfundonte në datën 4 Qershor.

“Më 26 nëntor u tha që tërmeti dëmtoi spitalin dhe do të shembej plotësisht. Na thanë se do të ishte gati spitali i ri për 4 muaj, kanë kaluar pothuajse 2 vite. Ne jemi në kantierin e spitalit dhe ka dy muaj që kanë ndaluar punimet.

Këtu vetëm paraqiten disa roje dhe persona të cilët bëjnë sikur punojnë, por në fakt nuk punohet aspak. Ne e kemi ndërmarrë këtë protestë sot si përshkallëzim i kërkesave të njëpasnjëshme, nëse nuk do të ketë reagim, ne do të fillojmë protesta tek ministria e Shëndetësisë”– u shpreh njëri prej qytetarëve për mediat lokale.

Qeveria shpërndau në familje rreth 120 milionë dollarë nga janari në prill për riparimet e dëmit nga tërmeti duke synuar ndikimin në vota. Ky është edhe aksioni më i madh financiar i njohur në ndonjë vend për të ndikuar votën me paratë e buxhetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY