Ministria e Jashtme, shpjegime të metejshme për punëtorë sezonalë në Greqi

Ministria e Jashtme, shpjegime të metejshme për punëtorë sezonalë në Greqi

102
0
Shares

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dhënë sqarime në lidhje me lejimin e punëtorëve sezonale të kalojnë në Greqi.

Ministria thotë se kalimi filloi sot dhe do të zgjasë deri në datën 31 maj por pasi ata t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid dhe më pas duhet të plotësojnë edhe një formular.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.

Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr

Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).

Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY