Manahasa, RENEA e prangosi një vit më parë bashkë me të atin

Manahasa, RENEA e prangosi një vit më parë bashkë me të atin

122
0
Shares

Seit Manahasa, i arrestuar sot në Peqin ra në pranga të policisë edhe një vit më parë me dyshimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Sot u prangos nga një aksioni i RENEA, pasi u dënoncua nga një person se e kishte mbajtur peng dhe e kishte keqtrajtuar.

Para një viti u arrestua së bashku më babain e tij, Albert Manahasa.

Arrestimi i tyre u bë se në servisin në pronësi të familjes Manahasa u gjet poshtë një sebratori të çmontuar një pistoletë TT, e cila pasi u ekzaminua rezultoi të ishte arma nga e cila ishte qëlluar me 3 plumba shtetasi Emiljano Ramzani, 39-vjecari që u vra në 20 korrik 2020.

Nga hetimet e organit të akuzës në atë periudhë dhe nga pamjet filmike rezultoi se një makinë buzë aksit Elbasan -Peqin, ndaloi dhe nga aty del një person që vendos poshtë sebratorit në këtë servis, armën që është konfirmuar dhe  që ka ekzekutuar babain e 4 fëmijëve, Emiljano Ramazanin.

Sipas hetimeve dhe krahasimeve, dyshohet se në pamjet filmike është shtetasi Klevis Kapllanaj, që vendos armën në sebrator, i ekzekutuar disa ditë pas vrasjes së 39 vjecarit Ramazani. a.b

Detajet e policisë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

S. M., 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY