Aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësorë, kapet dhe arrestohet autori i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.
Rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/