U kapën nga policia e Shkodrës duke qarkulluar më lëndë narkotike në automjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Inicialet e tyre janë: A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.
“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paqram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular”, njofton policia e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/