Pse ministria sjell pensionistët në shesh kur nuk ka vaksina, cinizëm i...

Pse ministria sjell pensionistët në shesh kur nuk ka vaksina, cinizëm i qeverisë më të moshuarit

57
0
Shares

Disa dhjetra pensionistë vijojnë të qëndrojnë në këmbë dhe jashtë në sheshin Skënderbej në pritje të vaksinimit. Po bëhte gati një javë që vaksinat kanë mbaruar ndërkohë që zyratër të shëndetësisë lajmërojnë për vaksinim qindra qytetarët në Tiranë.

Është cinike që askish nga ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk thotë një datë të saktë se kur mund të vijnë vaksinat ndërkohë që i torturojnë qytetarët në shesh.

Në një intervistë për gazetaren Edona Haklaj të faxnews, një prej qytetareve shprehet se prej një muajsh i ka kaluar afati i marrjes së dozës së dytë, ndërsa shfaqet hezituese për shkak të efekteve anësore që i ka dhënë në dozën e parë.

“Nga vaksina e parë u bëra shumë keq, shkova te Continentali, më shkoi tensioni 20, nuk mbaja dot ekuilibrin, dua ta bëj dozën e dytë, por u bëra shumë keq. Iu luta policit që të ulesha brenda në çadër, jo më tha polici, do rrish jashtë se kështu e kam urdhërin unë”, shprehet qytetarja.

Ndërkohë që një tjetër i pranishëm thotë se infermieret shkojnë në kafe dhe nuk u japin një përgjigje se sa mund të vonojë marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Ku po bëhet vaksinim këtu, janë 30 policë, infermieret ikin të pijnë kafe, ne rrimë në diell këtu, se për çfarë i kanë vendosur këto çadrat nuk e di. Më mirë po ikim fare, se nuk është punë kjo, kam ardhur këtu që në 8 pa çerek, mbaruan zgjedhjet, se para zgjedhjeve ishin shumë të sjellshëm”, thotë qytetari për Fax News. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY