Gazetari Collaku: Kujt iu hoq ‘non grata’ nga SHBA për 24 orë,...

Gazetari Collaku: Kujt iu hoq ‘non grata’ nga SHBA për 24 orë, ky është zyrtari i lartë shqiptar

676
0
Shares

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB përgjatë qeverisjes së majtë në vitet 1997-2005, Agim Nesho tha pak ditë më parë se që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, por më pas vendimi u hoq.

Ndërkaq gazetari Basir Çollaku në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreut aktual të Kuvendit Gramoz Ruçi në vitin 2004 iu hoq “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.

Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë.

“Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?!  Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin vendim të DASH duke patur parasysh se ligji për kleptokracinë nisi të zbatohej nga DASH në vitin 2008.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY