Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD dorëzoi sot zyrtarisht kërkesën e tij, për të garuar si kandidat për kryetar në zgjedhjet që do të mbahen në PD më 13 qershor.
Kadilli duke folur për mediat tha se gara është asimetrike pasi sipas tij, kryetari aktual ka në dispozicion të gjitha mjetet.
“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishëm në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, u shpreh Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i PD.
Për kreun e PD-së pritet të kandidojë dhe Ibsen Elezi ish kreu i PD-së në Kukës, si dhe anëtarja e “Grupimit për PD” Edith Harxhi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/