Durrës, prangosen djali dhe kushëriri i Saimir Taullait, mësohet akuza

Durrës, prangosen djali dhe kushëriri i Saimir Taullait, mësohet akuza

317
0
Shares

Policia e Durrësit shoqëroi sot djalin dhe kushëririn e Saimir Taullait.

Personat e ndaluar janë Klajdi dhe Sajmojen Taullau, të cilët kanë rënë në pranga e policisë  për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Saimir Taullau është arrestuar disa muaj më parë me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës për të shlyer një dënim prej 4 vitesh për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Taullau është vëllai i Baki Taullaut dhe figuron i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb.

Familja Taullai është njohur si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY